BOJKOTI VAZHDON
Seniorët në bojkot për shkak të rrogave, Vëllaznimi me juniorë në fushë
7 November, 2021 @12:58
Prej se trajneri Granit Begolli dha dorëheqje “për arsye personale” te Vëllaznimi u kuptua që nuk kishte mjete për t’i paguar lojtarët.
E sot, skuadra ka bërë të ditur se as sot futbollistët e ekipit të parë nuk do të dalin në fushë për shkak të bojkotit.
E në përballjen që skuadra gjakovare do ta luajë sot ndaj Trepcës në fushë do të dalin futbollistët junior të skuadrës.
“KF Vëllaznimi sot do të paraqitet me junior, pasi që ekipi i parë është në bojkot për herë të tretë gjatë dy muajve dhe nuk kanë pranuar që ta zhvillojnë ndeshjen,” ka qenë njoftimi i lëshuar pak më parë nga klubi kuqezi.
Përndryshe Vëllaznimi kishte start brilant në Ligë të Parë Grupi A, deri në fazën e lartëcekur. Ekipi përkundër të gjithave, ende nuk ka pësuar humbje këtë stinor dhe ka 21 pikë duke realizuar pesë fitore e gjashtë barazime nga 11 xhirot e para të stinorit.