BRENTFORD 1-2 NORWICH
Rashica 95’ në fitoren e parë të stinorit
6 November, 2021 @18:02
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka qenë startues dhe ka luajtur për 95 minuta për ekipin e tij Norwich City, në fitoren e parë të skuadrës të shënuar këtë stinor në Premier Ligë.
Norwich City këtë stinor iu rikthye Premier Ligës, ndërsa fitorja e parë e skuadrës erdhi në xhiron e njëmbëdhjetë duke e mposhtur Brentfordin jashtë 1-2 [Henry 60 - Normann 6, Pukki 29p.].
Me këtë fitore Norwich ka dalë përkohësisht nga fundi i tabelës, duke ia lënë fundin Newcastle Unitedit.