NORWICH CITY

Fitorja nuk e shpëtoi, largohet trajneri i ekipit nga PremierLiga
6 November, 2021 @20:49
Me mund të madh sot erdhi fitorja e parë e stinorit në Premier Ligë, ndërsa duke e drejtuar skuadrën disa vite, Daniel Farke për dy herë e solli Norwich Cityn në elitën e futbollit anglez.
Por, fitorja e sotme ndaj Brentfordit nuk e shpëtoi atë. Vendimi ishte marrë më herët dhe drejtori sportiv i ekipit Stuart Webber ka bërë të ditur se gjermani nuk është më trajner i kanarinave.
“E ndiejmë se tash është momenti i duhur për të bërë lëvizjen për ruajtjen e statusit të ekipit të Premier Ligës,” ka thënë Webber në deklaratën e tij pas largimit të Farkes nga detyra.
Milot Rashica është lojtar i 11-shes së parë të Norwichit dhe sot ka qenë përgjatë thuajse tërë ndeshjes në fushë, duke u zëvendësuar në minutën e 95 të lojës në fitoren e parë të stinorit.