FERIZAJI 3-1 FUSHË KOSOVA
Ferizaji i Morinës i pandalshëm, e shtata me radhë dhe vjen lidershipi
7 November, 2021 @22:27
Pa asnjë problematikë gjatë ndeshjes, Ferizaji ka arritur të regjistrojë fitoren e shtatë radhazi në Ligë të Parë Grupi B sot dhe kështu për herë të parë këtë stinor të merr kryesimin aty. Ferizaji - Fushë Kosova 3-1 [ n.n. 30ag., Kenan Orana 63, Ramush Ramadani 77 - n.n.]
Prej ditës që në krye të skuadrës u vendos Arbnor Morina trajner në vend të Megzon Visokës, skuadra e kaltër nga ky qytet, është treguar e pandalshme, ndërsa sot kaluan lehtë edhe Fushë Kosovën, që dy xhiro më parë emëroi trajner Burim Shalën, pasi që Zylkifli Obërtinca kishte dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve jo të mira.
Një autogol në pjesë të parë, pas shutit të Albion Kurtajt dhe dy të tjera në pjesë të dytë [Kenan Orana me kokë dhe Ramush Ramadani bukur pas kundërsulmit] vulosën fatin e ndeshjes, ku Ferizaji tregoi fuqinë karshi pampurëve për të arritur te 23 pikëshi dhe kryesimi i Ligës së Parë B.