ASTON VILLA
Pas 3 vitesh largojnë trajnerin
7 November, 2021 @23:29
Pas ndarjes së Daniel Farke nga Norwich City, sot edhe Aston Villa ka larguar trajnerin e skuadrës, që tashmë po kryente detyrën për të tretin vit aty.
Dean Smith 50-vjeç nuk është më trajner i Aston Villës, pasi që skuadra u mposht nga Southampton 1-0, humbje kjo që ishte e pesta me radhë për ekipin.
Villa është vetëm dy pikë larg pozitave që rrezikojnë rënien nga Premier Liga.
“Këtë vit nuk kemi parë përmirësime të vazhdueshme në performancë dhe renditje tabelare që po e kërkojmë. Për këtë arsye kemi vendosur që të bëjmë ndërrim dhe t’i japim një kryetrajneri të ri kohë dhe mundësi për të treguar ndikim në vazhdim të kampionatit,” ka qenë deklrata e dhënë e shefit ekzekutiv të klubit nga Birminghami, Christian Purslow.
Pas lajmit për shkarkimin e Dean Smithit, janë përfolur tre emra si zëvendësues të mundshëm të tij në deytrën e shefit të shtabit teknik te Aston Villa, ndër të cilët edhe selektori i Danimarkës Kasper Hjulmand, pos Steven Gerrardit dhe Roberto Martinezit.