SHQIP NË BOTË

Nga Malësia, në Kroaci me gol
22 July, 2015 @13:00
Driton Camaj, sulmuesi i ri shqiptar, që ka luajtur së fundi për Buducnostin e Podgoricës, ka arritur të sigurojë kalim te Inter Zapresic i Kroacisë.
Camaj 18 vjeç shënoi gol në miqësore për Interin kroat, derisa mediat kroate kanë shkruar se ky është një fillim i mirë për djaloshin shqiptar nga Mali i Zi.
Camaj luan në përfaqësueses U-19 të Malit të Zi, derisa nuk ka përjashtuar edhe mundësinë që në vitet në vazhdim të jetë pjesë e kombëtares shqiptare nëse është nevoja, ka bërë të ditur portali Malësia sot.
Pas ndeshjes trajneri i Inter Zapresicit kur u pyet për të posaardhurin në ekip Camaj, që shënoi gol në miqësoren e skuadrës tha: Jam i kënaqur me Camajn. Djaloshi di të luaj futboll, është i talentuar, vetëm i duhet fuqia.