ANDORRA - SHQIPËRIA
Një gol për tri pikë, Shqipëria gëzohet me Lenjanin
25 March, 2021 @22:33
Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me tri pikë fushatën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Katar 2022”.
Kuqezinjtë e mposhtën Andorrën në udhëtim me rezultat minimal, 0-1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ermir Lenjani në minutën 43’ të ndeshjes, i cili me goditje të saktë e mposhti portierin kundërshtar, pasi më parë pranoi pasimin e bukur të gjatë nga Keidi Bare.
Ndeshja ishte me ritëm jo shumë të lartë, por kryesisht me kontrollin e plotë të Shqipërisë.
Trajneri Edi Reja në këtë duel doli me formacionin 3-5-2 duke luajtur në sulm me dyshen Cikalleshi-Manaj, duke dhënë koncentrimin kryesor në mesfushë për të mbizotëruar në lojë.
Gjithsesi në fund për kuqezinjtë e rëndësishme ishte rezultati pozitiv, i cili edhe u arrit.
GRUPET E KUALIFIKIMEVE “KATAR 2022”
Shqipëria ndeshjen e radhës e luan vetëm pas 3 ditësh, më 28 mars përballë Anglisë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Anglia sot shënoi po ashtu fitore, duke e mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 5-0.