NË KORÇË
Një gol, tre pikë, Skënderbeu s’gabon
17 September, 2016 @22:00
Kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, ka vazhduar me fitore në stinorin e ri të Kategorisë Superiore.
Ekipi që po drejtohet këtë stinor nga italiani Andrea Agostinelli, ka shënuar fitoren e tretë me radhë dhe tashmë ka bërë një hap plus në krahasim me skuadrat tjera ndjekëse që po e përcjellin në luftë për titull.
Golin e vetëm dhe të fitores për Skënderbeun sot e ka shënuar Serginho, në pjesë të parë ndaj Laçit, ndërsa ajo që vlen të përmendet është se ekipi i kishte hapur dyert për tifozët, të cilët hyrjen e kishin falas.