Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LABINOT OSMANI - PENSIONOHET NGA FUTBOLLI

“Njeriu gol” - pensionohet nga futbolli

Labinot Osmani (Vushtrria) duke shutuar në duelin Feronikeli-Vushtrria/ Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ DS

“Njeriu gol” - pensionohet nga futbolli


10 February, 2023 @15:14

Njëri ndër futbollistët që ka lënë gjurmë, vecanërisht në futbollin e Vushtrrisë, por edhe të Kosovës, Labinot Osmani, ka bërë të ditur se ka varrë këpucët në gozhdë, duke i dhënë lamtumirën futbollit aktiv.

Futbollist i shumë skuadrave, por momenti i titullit të parë kampion me Vushtrrinë 2013/14, mbetet i paharrueshëm për të, ndërsa u bë edhe golashënuesi më i mirë në Superligë të Kosovës 2014/15 me 18 të shënuara prej të cilave tre nga penalltia.

Ai ka falenderuar të gjitha klubet, kryesitë, trajnerët, bashkëlojtarët, tifozëritë dhe qytetet për ekipet e të cilave ka luajtur, ndërsa ka luajtur për gjashtë ekipet të ndryshme pos Vushtrrisë, si Trepça’89, Hysi (kampion, fitues i Kupës, fitues i Superkupës), Prishtina (fitues i Kupës, fitues i Superkupës), Feronikeli, Llapi dhe Dukagjini. Ndërkaq me Vushtrrinë ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës).

“Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist, ka ardhur koha që t’i jap fund këtij rrugëtimi. Edhe pse ishte vështirë të merrja këtë vendim, mendoj se ka ardhur momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv,” ka thënë ndër të tjera, ish-sulmuesi, tashmë 37-vjeçari Osmani, që u lind në Vushtrri.


 
Të gjitha lajmet nga