FA CUP

Nottingham Forest eliminon Arsenalin!
9 January, 2022 @20:25
Skuadra që garon në Championship, Nottingham Forest, i ka shkaktuar eliminim Arsenalit në FA Cup të Anglisë, duke e mposhtur sonte me rezultat minimal 1-0 [Grabban 83].
Derisa Arsenal llogaritej favorit për të kaluar tutje, zëvendësimi i qëlluar i trajnerit të vendasve Steven Reid me Lewis Grabbanin me përvojë vulosi ndeshjen.
Mikel Arteta edhe pse futi në ndeshje Kieran Tierney dhe Alex Lacazette, te Arsenali nuk ndërroi asgjë sa i përket rezultatit dhe kështu topçinjtë i thonë herët lamtumirë Kupës së Anglisë këtë stinor.
Përndryshe, kjo është vetëm hera e dytë që Arsenal eliminohet nga Kupa e Anglisë në raundin e tretë - në 25 vitet e fundit!
Në raundin e katërt të Kupës, Nottingham Forest do të ndeshet me Leicester City.