Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SILEKS - DRITA

Nuhiu: Ndeshje e vështirë, por besoj te lojtarët

Nuhiu: Ndeshje e vështirë, por besoj te lojtarët


16 September, 2020 @20:35

Në prag të ndeshjes ndaj Sileksit në kuadër të fazës kualifikuese drejt grupeve të Europa League, konferencë për shtyp ka mbajtur Ardian Nuhiu, kryetrajneri i Dritës.

“Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithashtu, përparësi për ta është fakti që kampionati në Maqedoninë e Veriut veçse ka filluar.

Gjithsesi, jemi të gatshëm dhe do të japim maksimumin. Besoj te grupi i lojtarëve dhe e di që edhe ata janë të gatshëm.” - u shpreh Nuhiu para ndeshjes, përcjell faqja e Dritës në Facebook.

Ndeshja mes skuadrave në fjalë luhet nesër (17 shtator) me fillim nga ora 20:00 në Shkup.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga