Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAFET PREKAZI

Nuk kemi kohë shumë, shpresoj në paraqitje të mirë

Rafet Prekazi, duke taktizuar me lojtarët e Kosovës U21 në stërvitjen e rregullt të të rinjve të Kosovës / Foto: FFK

Nuk kemi kohë shumë, shpresoj në paraqitje të mirë


6 October, 2020 @7:34

Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi, në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të Federatës pas stërvitjes së parë të ekipit, ka thënë se gjithçka po rrjedh shpejt dhe se po mundohen të ndërtojnë skuadër për të ardhmen.

“Ne po mundohemi të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen dhe kemi lojtarë të rinj në skuadër dhe me kualitet. Për disa lojtarë ky është grumbullimi i parë dhe nuk njihen shumë ndërmjet veti. Nuk kemi shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por unë shpresoj që djemtë do të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Kemi pasur edhe probleme shkaku i koronavirusit me lojtarët të cilët luajnë jashtë Kosovës, megjithatë ne do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje,” ka thënë Prekazi 61-vjeçar.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij Erdogan Celina e Naser Prapashtica në stërvitjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kanë pasur në dispozicion shumicën e lojtarëve të ftuar, derisa Arbenit Xhemajli, Lirim Kastrati, Kreshnik Krasniqi, Edison Kqiku munguan për shkak të angazhimeve me klubet e tyre dhe ekipit do t’i bashkohen në stërvitjen e nesërme.

Ndërkohë, portieri David Nreca do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për ndeshjen e dytë kundër Andorrës.

Dardanët e rinj më 9 nëntor në Fadil Vokrri presin Austrinë U21 në përballjen që nis në ora 19:00.

Ndërsa katër ditë më vonë, më 13 nëntor, gjithashtu në Fadil Vokrri, Kosova U21 pret Andorrën.

Aktualisht Kosova U21 në Grupin 3 kualifikues për EURO 2021 gjendet në pozitën e parafundit tabelare, pas Anglisë U21, Austrisë U21, Shqipërisë U21 dhe Turqisë U21.

Gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm të Kosovës U21 janë shuar tashmë, pasi që duhet të ndodhin rezultate teorike ideale për të siguruar kualifikim, ndërsa duelet e radhës do të konsiderohen si përgatitje e koordinim të lojtarëve për kampanjën e re kualifikuese.

Kosovo U21


 
Të gjitha lajmet nga