LOJTARI I KOMBËTARES

Odise Roshi, para kalimit te Shkëndija
12 January, 2022 @12:43
Njëri ndër futbollistët më me përvojë të kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, pritet të bëhet anëtar i ri i Shkëndijës së Tetovës, që është kampione aktuale e Maqedonisë Veriore.
Së paku kështu kanë raportuar mediat nga Shkupi e Tetova dje e sot.
Roshi 30-vjeç është pjesë e skuadrës së Boluspor të Turqisë, që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk. Fieraku ka debutuar për kuqezinjtë në vitin 2011 dhe prej atëherë ka pasur 66 paraqitje duke shënuar 5 herë.
Në Shkëndijë është rikthyer këto ditë edhe legjenda e klubit Ferhan Hasani, ndërsa ekspedita e ekipit ka udhëtuar sot drejt Antalyas për të kryer përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit.