PHOENIX - VËLLAZNIMI

Foto: KF Vëllaznimi / FB
Pa fitues mes Phoenixit e Vëllaznimit në “Demush Mavraj”
24 April, 2022 @16:12
Në “Demush Mavraj” të Istogut, sot Phoenixi dhe Vëllaznimi kanë luajtur baraz, 1-1 pas 90 minutave lojë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 në të mirë të gjakovarëve, për të cilët golin e gjeti Gentrit Ulluri.
Megjithatë, skuadra e Phoenixit nuk e lejoi humbjen dhe arriti që ta barazojë rezultatin përmes Larson Feratit gjatë pjesës së dytë, për ta mbyllur kështu ndeshjen me barazim 1-1.
Ky rezultat bën që këto dy skuadra të kenë pikë të barabarta në renditje kur jemi 3 xhiro para fundit të sezonit dhe njëkohësisht, të dyja sipas të gjitha gjasave do të jenë pjesë e po të njëjtës ligë edhe sezonin tjetër.
Xhiron që vjen, Phoenixi i shkon Trepçës në Mitrovicë, kurse Vëllaznimi e pret Besën në Gjakovë.