Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUBA

Pagë e majme për Hasanin te Partizani

Pagë e majme për Hasanin te Partizani


26 January, 2021 @17:30

Futbollisti i mirënjohur nga Tetova, Ferhan Hasani, sot është prezentuar si përforcim i ri i skuadrës tiranase, Partizani.

Ai nënshkroi kontratë 1.5 vjeçare me “demat”, ndërsa paga e tij nuk është bërë publike zyrtarisht.

Megjithatë në mediat shqiptare është përmendur një numër 5 shifrorë që do ta fitojë mesfushori. Sipas Panorama Sport, paga mujore e Hasanit te Partizani do të jetë diku pak më shumë se 10 mijë euro.

Futbollisti 30 vjeçar është vlerësuar si një ndër transferet më të bujshme në Shqipëri për këtë afat kalimtar.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore