SELEKTORI I RI
Panucci ndjek lojtarët e Superiores
20 July, 2017 @23:39
Përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, dje dhe sot ka qenë në Elbasan dhe Korçë.
Menjëherë pas zyrtarizimit të tij si kryetrajner i ri i reprezentacionit kuqezi, ai ka shfrytëzuar mundësinë që të shikojë nga afër Kukësin në përballjen kualifikuese për Ligë të Kampionëve ndaj Sheriff Tiraspolit, që u zhvillua në Elbasan.
Ndërsa sonte ka qenë prezent edhe në Korçë, ku nga afër ka shikuar futbollistët e Skënderbeut, që eliminuan nga garat e mëtutjeshme ekipin me buxhet shumë më të madh, Kairat Almaty, nga Kazakistani.
Italiani Panucci edhe në prezentimin e tij, në konferencë për shtyp, ka thënë se do të ndjek çdo lojtar që plotëson kushtet për të veshur fanellën kuqezi.
Ish ylli i Real Madridit, Romës, Interit, Milanit e Monacos, do të debutojë më 2 shtator në karrigen e trajnerit të kombëtares, në përballjen që Shqipëria do ta zhvillojë në Loro Boriçi të Shkodrës ndaj Lihtenshtajnit.