Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLIA U21 - KOSOVA U21

Paraqitje dinjitoze, por Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21

Paraqitje dinjitoze, por Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21


7 September, 2021 @21:50

Me rezultat 2-0 është mposhtur Kosova U21 në ndeshjen e luajtur si mysafire e Anglisë U21 sonte. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian për grupmoshat U21.

Kosova e filloi ndeshjen mjaft mirë dhe në përgjithësi gjatë pjesës së parë luajti mirë, duke pasur edhe raste shënimi, por kualiteti i anglezëve, me plot lojtarë aktivë të Premier Leagues, bëri që golat dhe rezultati t’iu takonin vendasve.

Golin e parë anglezët e shënuan nga pika e bardhë përmes Brewster (11’), e të dytin në minutën e 27’ e shënoi Palmer. Më gola nuk pati dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 për anglezët.

Sonte në fushë për Kosovën u panë edhe Andi Hoti (Inter) e Adrion Pajaziti (Fulham), dy prej lojtarëve me perspektivë të përfaqësueses sonë.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova U21 mbetet me 3 pikë, kurse për Anglinë U21 kjo ishte ndeshja e parë e saj në grup.

Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan më 7 tetor ndaj Çekisë U21 në Prishtinë.

Gjendja e grupit G:

1. Çekia U21 (2 ndeshje, 6 pikë)
2. Anglia U21(1 ndeshje, 3 pikë)
3. Sllovenia U21 (2 ndeshje, 3 pikë)
4. Shqipëria U21 (2 ndeshje, 3 pikë)
5. Kosova U21 (2 ndeshje, 3 pikë)
6. Andorra U21 (3 ndeshje, 0 pikë)


 
Të gjitha lajmet nga Kosova