Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA U21

Paraqitje e zbehtë, Shqipëria U21 mposhtet nga Çekia U21

Paraqitje e zbehtë, Shqipëria U21 mposhtet nga Çekia U21


6 September, 2021 @19:49

Me rezultat të thellë 4-0 është mposhtur sonte Shqipëria U21 nga Çekia U21.

Të drejtuarit nga Alban Bushi pësuan plot 4 gola, për t’u larguar kështu nga Çekia me disfatë të thellë.

3 gola u pësuan pas vetëm 32 minutave, e pastaj pjesa e mbetur e ndeshjes kaloi lehtë për çekët. Gjërat për Shqipërinë u komplikuan edhe më shumë kur Mitaj u përjashtua nga loja në minutën e 71’ të ndeshjes, e më pas u pësua edhe goli i katërt në minutën e 83’ dhe ndeshja u mbyll 4-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian të grupmoshave U21. Në po këtë grup ndodhet edhe Kosova, e cila ndeshjen e vet e luan nesër ndaj Anglisë.

Sa i përket Shqipërisë, ajo momentalisht ka 3 pikë pas dy ndeshjeve, kurse Çekia i prin grupit me plot 6 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga