QEMAL STAFA

Partizani rrëzon nga froni Skënderbeun
25 October, 2015 @21:16
Një supergol i Hamdi Salihit i shënuar shpejtë në takimin derbi të xhiros të zhvilluar në Qemal Stafa, disi uli dritat e shumta nga tifozët e shumtë në stadium.
Por, Partizani arriti të kthehet shpejtë në lojë duke shënuar përmes kavajasit Gëzim Krasniqi dhe prishtinasit Labinot Ibrahimi për të rikhtyer ndeshjen në të mirë të të kuqve nga Tirana në 2-1.
Rezultati i pjesës së parë doli të jetë edhe ai përfundimtar i ndeshjes, pasi që në pjesë të dytë përkundër tentimeve rrjetat nuk u tundën.
Partizani me këtë fitore i ka shkaktuar Skënderbeut disfatën e parë të stinorit në Superioren shqiptare, derisa ka marrë edhe kryesimin e elitës së futbollit shqiptar.