VJEN FITORJA

Pas 4 ndeshjesh, Drenasi i kthehet fitores
8 April, 2023 @18:22
Drenasi ka shënuar fitore ndaj ekipit të Rilindjes 1974 sot si vendas në Rexhep Rexhepi, derisa ekipi i drejtuar nga Ramiz Dervishi ka arritur te fitorja pas 4 xhirosh pa të. Drenasi udhëhoqi heret me 2-0, por mysafirët nga Peja që drejtohen nga Fisnik Papuqi nuk janë ndalë dhe gjithmonë kanë bërë presion, deirsa në fund vetëm fishkëllima e fundit bëri vendasit fitues, për përfundimtaren Drenasi 3-2 Rilindja 1974 [Lirigzon Xhinovci 13’, Drilon Leku 25’pen. , Florent Jashari 48’ — Endrit Binakaj 34’ , Arb Shala 60’]. Në golin e parë të Drenasit asistoi Rinor Brahimi, ndërsa në të tretin Diar Prokshi me përvojë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Në përgjithësi kjo ka qenë fitorja e tetë e Drenasit këtë stinor, ndërsa ekipi është i gjashti në renditje tabelare dhe pa ndonjë rrezik për rënie. Kuqezinjtë kanë 29 pikë nga 21 ndeshje. Rilindja 1974, në stinorin e tyre debutues në Ligë të Parë, gjithashtu duket të ketë garantuar mbijetesën dhe me sot, bie në pozitë të shtatë me 28 pikë nga 21 ndeshje.