KLAY THOMPSON
Pas 941 ditëve, Thompson kthehet fuqishëm
10 January, 2022 @15:20
Super ylli i Golden State Warriorsave, Klay Thompson, pas lëndimit është rikthyer përsëri në parket.
Thompson për shkak të lëndimit mungoi 941 ditë (2 vite e gjysmë), derisa që në ndeshjen e parë ai luajti me 17 pikë, 3 kërcime e 1 asistim dhe ishte koshashënuesi i dytë më i mirë pas Stephen Curry.
Gjithashtu skuadra e tij Warriors e mposhti Clevelandin me rezultat 96-82.
Klay Thompson ishte lënduar në ndeshjen e gjashtë të finaleve 2019. Ai para rikthimit kishte pësuar edhe një lëndim që e detyroi të mungonte 941 ditë.