TREPÇA'89 - PRISHTINA

Pas dy humbjeve, Prishtina gjen fitoren ndaj Trepçës’89
27 November, 2022 @16:58
Futbollistët e Prishtinës i janë kthyer fitores sot, pas humbjeve në xhirot e fundit të Superligës.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Trepçën’89 në Riza Lushta, me një gol të shënuar nga penalltia në pjesë të parë, ndërsa dy të tjerë në pjesë të dytë, për triumfin përfundimtar, Trepça’89 0-3 Prishtina [Kreshnik Uka 39pen., Muhamed Useini 50, Ramiz Bytyqi 90+4].
Derisa Prishtina ka shënuar fitoren e shtatë kampionale nga 17 ndeshje të luajtura, Trepça’89 ka pësuar humbjen e shtatë nga po aq ndeshje. Prishtina për momentin është e katërta në renditje me 26 pikë, ndërsa mitrovicasit e drejtuar nga Shpëtim Idrizi të parafundit në renditje me 18 pikë.