PARTIZANI NUK KA TË NDALUR
Pas fitores, edhe një përforcim
1 February, 2016 @12:25
Njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar në Kategorinë Superiore, Franc Veliu, është lojtar i ri i Partizanit.
Partizani i Tiranës dje ia nisi me fitore pjesën e dytë të stinorit në Shqipëri, ndërsa sot prezentoi përforcimin e radhës në skuadër.
Franc Veliu, njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar shqiptar në Superiore, ka nënshkruar deri në fund të stinorit me opcion renovimi me të kuqtë.
Vlonjati 27 vjeç në vitet e fundi ka qenë pjesë e Flamurtarit, ndërsa në pjesën e parë të stinorit veshi fanellën e Kukësit.
Veliu ka edhe 6 paraqitje me kombëtaren shqiptare.