Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA E RADHËS

Pas Italisë, Shqipëria zyrtarizon edhe miqësoren e dytë të nëntorit

Pas Italisë, Shqipëria zyrtarizon edhe miqësoren e dytë të nëntorit


20 October, 2022 @11:16

Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me Federatën Armene të Futbollit për të luajtur këtë sfidë, që do jetë e gjashta mes dy vendeve në histori. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje. Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998 e luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996 dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0.

Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të treja të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Jerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin e bujshëm në finalet e Euro “Francë 2016”.

Dy vite më parë, Shqipëria kishte programuar të luante një miqësore me Armeninë më 7 tetor 2020 në Jerevan, por që më pas u anulua për shkak të situatës dhe trazirave që po ndodhin asokohe në Armeni.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore