ATEROJNË

Pas rrezikut, Ballkani ateron mirë në Prishtinë
16 September, 2022 @11:53
Një ndodhi me rrezik të lartë kishte ndodhur mbrëmë pas ndeshjes Slavia-Ballkani, ku aeroplani i eskpeditës së Ballkanit kishte pësuar plasaritje në dritaren e pilotit, pas gjysmë ore fluturim.
Piloti kishte kthyer aeroplanin për Pragë, ku ateruan mirë, ndërsa rreziku i lartë u bë i ditur për udhëtarët, pas aterimit.
Sidoqoftë, KF Ballkani ka bërë të ditur se tashmë kanë ateruar në Prishtinë dhe ka falenderuar të gjithë për përkrahjen dhe interesimin lidhur me rastin e rrezikshëm, për kampionët e Kosovës.
“Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë. Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta,” ka shkruar Ballkani në njoftim.