PREMIER LEAGUE

Pas vetëm 3 muajve, skuadra angleze shkarkon trajnerin
24 January, 2022 @17:48
Vetëm 3 muaj pas emërimit, vjen shkarkimi.
Sipas mediumit më të besueshëm kur bëhet fjalë për futbollin anglez, The Athletic, skuadra e Watfordit sot e ka larguar nga detyra italianin Claudio Ranieri.
I sjellur në klub 3 muaj më parë për ta shpëtuar klubin nga rënia, Claudio Ranieri raportohet të jetë shkarkuar sot, e vendimtare në këtë shkarkim ka qenë disfata e pësuar nga Norwichi i Milot Rashicës në fundjavën që e lamë pas.
Lajmi zyrtar në lidhje me shkarkimin e italianit pritet të publikohet shumë shpejt, ndërkohë që skuadra e Watfordit në vijim do të jetë në kërkim të një tjetër trajneri, i cili me shumë gjasë do të shkarkohet gjithashtu shpejt.