Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WATFORD - NORWICH

Norwich pret dhe godet, Rashica asiston në fitore

Foto: premierleague.com

Norwich pret dhe godet, Rashica asiston në fitore


21 January, 2022 @22:54

Norwich City për herë të parë këtë stinor shënon fitoren e dytë me radhë në Premier Ligë, ndërsa tashmë në katër ndeshjet e fundit ka tri fitore (në të gjitha garat)!

Ekipi ku po luan Milot Rashica ka pasur një performancë tejet luftarake në përballje, ndërsa pas pritjes në pjesën e parë të ndeshjes, kanë goditur në pjesë të dytë për fitoren e thellë - më të thellë këtë stinor në Premier Ligë për ekipin - 0-3 [Sargent 51, 74, Kucka ag 90+2].

Rashica ka asistuar në gol të dytë të ekipit të tij, duke krosuar nga ana e majtë në mes të 16-metërshit, ku bashkëlojtari i tij që nga koha e Werderit, Josh Sargent, ka shënuar.

Kosovari ka treguar lojë të mirë përgjatë gjithë ndeshjes, derisa është angazhuar përgjatë 90+5 minutave në ndeshjen që kishte zgjatje prej 15 minutash. Watford luajti me 10 lojtarë pas 0-2 të Norwichit, kur sulmuesi më i dalluar i tyre, Emmanuel Dennis mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78.

Me fitore, Norwch del nga zona e rënies, duke e lënë aty Watfordin që e mposhti sot.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League