Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJITHÇKA GATI

Pasnesër nis Superkupa mbarëkombëtare

Foto: LigaUnike/fb

Pasnesër nis Superkupa mbarëkombëtare


11 October, 2021 @14:54

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të nisur Superkupa mbarëkombëtare që organizohet në kuadër të Ligës Unike.

Vajzat nga katër ekipet, dy prej Shqipërisë e dy prej Kosove do të përballen për të fituar trofeun e parë të kësaj gare të re. Kurse, të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën e qytetit të Vlorës.

Fituesit e Kupës dhe kampionët do të përballen në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Më 13 Tetor në gjysmëfinale përballen Prishtina-Partizani nga ora 16:00 dhe Penza-Flamurtari nga ora 19:00. Më 14 Tetor zhvillohet finalja nga ora 19:00.

Ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, i organizuara nga Liga Unike. Pas garave në konkurrencën e femrave, më 16 e 17 Tetor, do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Shkodër.

Në këtë edicion të Ligës Unike do të garohet edhe në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë tri skuadra nga Kosova: Penza, Prishtina dhe Bashkimi, si dhe tri skuadra nga Shqipëria: Flamurtari, Partizani dhe Tirana.

Superkupa Mbarëkombëtare në Vlorë organizohet nga Liga Unike, e mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe KBF Flamurtari.

Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit dhe pritet që ndeshjet në parket të dhurojnë spektakël me skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Katër skuadrat: Penza, Flamurtari, Prishtina dhe Partizani e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, që është edhe historik.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike