KUKËSI vs SKËNDERBEU
Pejic rrënon kampionin, Kukësi mban kreun
18 December, 2016 @16:14
Kukësi ka shënuar dy herë dhe atë shpejtë në 10 minutat e fundit të pjesës së parë të duelit derbi të Kategorisë Superiore, ndaj Skënderbeut.
Dy golat e shënuara nga veterani kroat që njeh shumë mirë elitën e futbollit shqiptar, Pero Pejic, kanë rrënuar kampionin në veriun e ftohtë sot, për fitoren 2-0 të kukësianëve.
Me këtë fitore, Kukësi mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në Kategorinë Superiore edhe pas 17 xhirove, ndërsa tashmë me 3 pikë mbi Skënderbeun presin dimër të ngrohtë.
FORMACIONET:
KUKËSI: | Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç (Lushtaku 61′), Lena, Musolli, Karioka, Emini (Greca 80′), Pejiç (Pashaj 90′). Trajner: Ernest Gjoka |
||
SKËNDERBEU: | Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani (Zeka 70′), Mici, Lilaj, Malaj, Orelesi, Gavazaj (Xhejms 48′), Latifi, Salihi Trajner: Andrea Agostinelli |