DRITA 1-0 FERIZAJI

Besnik Krasniqi duke shënuar për fitoren e skuadrës/ Foto: DritaFC/fb
Penalltia kthen Dritën te fitorja
22 October, 2022 @15:05
Pas një ndeshjeje ku Ferizaji dukej se ishte këndellur nga humbja më e thellë e stinorit nga Malisheva në xhiron që e lamë pas dhe një mbrojtjeje jashtëzakonisht të angazhuar, Drita nënkampione ka arritur që të fitojë ndeshjen në kohën shtesë përmes penalltisë.
Ka qenë Besnik Krasniqi që shënoi golin e radhës të tij nga penalltia në Superligë, ndërsa Drita e Ardian Nuhiut fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1-0 [Besnik Krasniqi 90+2pen.].
Fitorja çon Dritën në 30 pikë, ndërsa triumfi i nëntë sezonal e kthen Dritën te fitoret pas humbjes në duelin e kaluar nga Prishtina, që edhe ishte disfata e parë e gjilanasve këtë stinor.
Në anën tjetër, skuadra e Ferizajit është e fundit në renditje dhe pikë do të tentojë të kërkojë në përballjen e radhës, ndaj Drenicës në shtëpi.