MBROJTËSI
Pepa largohet nga dallavaret
3 February, 2015 @8:27
Mbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Avni Pepa, që javë më parë nënshkroi me Flamurtarin e Vlorës, ka shkëputur tashmë kontratën me këtë ekip.
“Jam larguar nga Flamurtari. Kërkova vetë që të largohesha, pasi që nuk doja të jem pjesë e një ekipi dhe kampionati të mbushur me dallavere,” ka thënë ndër të tjera 26 vjeçari Pepa, transmeton Panorama Sport.
Futbolli shqiptar në Kategorinë Superiore u godit nga disa skandale të papara gjatë janarit dhe ekipet po akuzojnë njëra-tjetrën për kurdisje ndeshjesh, derisa Federata Shqiptare ende nuk ka thënë fjalën e fundit.
Pepa, i lindur në Norvegji është pjesë e rregullt e reprezentacionit të Kosovës, derisa ka qenë lojtar i ekipit norvegjez, Sandnes Ulf.
Drejtuesit e Flamurtarit, në anën tjetër, kanë thënë se lojtari nuk kishte shtetësi të Kosovës, prandaj nuk mund ta mbanin në ekip, pasi që do të duhej të regjistrohej si lojtar i huaj.