NANDO DE COLO
Për herë të parë në 139 ndeshje!
1 November, 2018 @22:17
Sonte ishte një natë për t’u harruar për yllin françez, Nando De Colo.
Nando De Colo, gjatë javës kishte kokëdhimbje për shkak të migrenës, e sëmundja e tij ndikoi edhe në performancën e sotme kundër Olympiacosit.
31 vjeçari De Colo, luajti gati 10 minuta, dhe për herë të parë në 139 ndeshje që i ka të zhvilluara në Euroleague, nuk arriti të shënojë asnjë pikë.
Nando De Colo në pjesën e dytë të ndeshjes nuk luajti, derisa skuadra e tij CSKA Moska e mposhti Olympiacosin.