PARA SHORTIT
Përcaktohen vazot para shortit për EURO 2016
14 October, 2015 @13:44
Pasi që përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës grupore, tashmë dihen skuadrat (pjesa më e madhe e tyre) se në cilën vazo do të jenë para shortit të dhjetorit për fazën grupore në EURO 2016.
Ashtu si ju njoftuam ditë më parë, Shqipëria është vazon e katërt.
Kështu, Franca e ka të garantuar vazon e parë në Grupin A, derisa pjesëmarrësit tjetër në vazon e parë janë Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia e Belgjika.
Në vazon e dytë do të jenë Italia, Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia, ndërsa Shqipëria, Uellsi, Islanda dhe Irlanda Veriore do të jenë në vazon e fundit.
Për të përcaktuar skuadrat tjera të vazove duhet të priten edhe ndeshjet e barazhit.
Kështu, prej tash dihet që nëse Bosnja arrin të kalojë barazhin do të futet në vazon e dytë, mirëpo nëse boshnjakët nuk e arrijnë këtë, atëherë Ukraina është kandidat potencial për vazon e dytë.