Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT

Përcaktohet finalja e madhe: Liburni - Prishtina

Përcaktohet finalja e madhe: Liburni - Prishtina


21 June, 2020 @21:22

Titulli i kampionit të Kosovës në futsall do të vendoset mes Liburnit të Gjakovës dhe Mabetex Prishtinës së kryeqytetit.

Kjo u përcaktua sonte, pasi që skuadrat në fjalë mposhtën kundërshtarët e tyre gjysmëfinal në palestrën Bill Clinton të Ferizajit.

Liburni shkeli Pejën 8-0 me një lojë të jashtëzakonshme, ku Selimi, Alibegu, Qerimi (2), Mejzini (2), Gashi dhe Maxharraj shënuan në fitoren e lehtë të skuadrës për të arritur finalen.

Në anën tjetër Mabetex Prishtina përkundër se ishte në avantazh 3-0 në pjesë të parë, rrezikoi gjithçka në pjesë të dytë, por Prishtina 01 nuk arriti më shumë sesa të minimizonte rezultatin në 3-2 përfundimtare.

Liburni - Mabetex do të ndeshen të dielën në Bill Clinton të Ferizajit, më 28 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga