Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Përgatitjet, në muajin tjetër

BOROZANI/D.S.

Përgatitjet, në muajin tjetër


29 July, 2015 @11:22

Bashkimi i Prizrenit, që këtë stinor pritet të marrë pjesë në Balkan League për herë të parë në histori të klubit, që do të jetë edhe gara e parë ndërkombëtare për ‘ta - do t’i nis stërvitjet gjatë muajit gusht. 

Në një bisedë me menaxherin e këtij klubi, Arlind Kaçaniku, Borozani.com ka kuptuar gjithashtu se ata janë duke kërkuar edhe një trajner të ri në skuadër. 

Edhepse emra nuk dhanë, shumë gjasa ka që trajneri të jetë i huaj dhe në opcion janë dy-tre trajner nga regjioni, mëson Borozani.com

“Besoj që në mes të gushtit, ose para përfundimit të muajit do t’ia nisim përgatitjeve për stinorin e ri, derisa po bisedojmë me disa trajnerë dhe po i shqyrtojmë ofertat,” ka bërë të ditur Kaçaniku

Bashkimi ka mbi një dekadë që nuk ka fituar trofe në basketbollin vendor. Ekipi prizrenas në 5 vitet e fundit ka arritur të luajë në 2 finale të Kupës së Kosovës dhe 5 Play-Offa të Superligës, por asnjëherë nuk ka triumfuar. 

Ky do të jetë viti debutues i prizrenasve në garë ndërkombëtare të basketbollit, derisa në fillim të këtij muaji Shay Shtriks, drejtor i BIBL, ishte në vizitë në qytet dhe u njoftua zyrtarisht me ambientet sportive të Prizrenit dhe krerët e skuadrës për t’ua konfirmuar pranimin në këtë garë. 


 
Të gjitha lajmet nga