KREJT EKIPI

Phoenix rreshton vazhdimet e kontratave të lojtarëve
24 June, 2023 @21:50
Amir Prishtina, Fatmir Rexhaj, Art Zenunaj, Valon Dedia, Valmir Azemi, Riad Xhemaj, Edon Gashi, David Bocaj, kapiteni Enis Miranaj - janë futbollistët që kanë vazhduar kontratat me ekipin e Phoenixit edhe për stinorin 2023/24.
Një nga një, njoftimet i lëshoi ekipi i Phoenixit sonte, ndërsa skuadra ka bërë të ditur se do të vazhdojë me trajnerin e tyre të deritashëm Gani Sejdiu edhe për stinorin vijues.
Phoenix përndryshe deri vonë ishte në lojë nga Liga e Parë — Grupi A, për të kërkuar Superligën përmes barazhit, por në fund s’arritën të ndjekin dyshen Feronikeli’74 dhe Liria.◼️