FITORJA QË JEP SHPRESA

Phoenix s’dorëzohet, mposht Istogun dhe mbetet në garë për Superligë!
22 April, 2023 @20:14
Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, Phoenix, ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen ndaj rivalit direkt për një vend në barazh për Superligë të Ligës së Parë Grupi A, duke e mposhtur Istogun me rezultat të ngushtë, Istogu 2-3 Phoenix [Altin Mehaj 35, Art Maloku 83 - Sh. Muqolli ag. 16, Kassoum 58, Enis Miranaj 67].
Kjo ka qenë fitorja e parë për Phoenixin pas tre xhirosh pa të, ndërsa mbetet pranë Lirisë në renditje. Ekipi i Banjës së Pejës tash ka 40 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Istogu mbetet prapa me 36 pikë. Në xhiron e radhës, Phoenix pret Rahovecin, ndërsa Istogu i shkon Lirisë.