Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 1-1 DRENICA

Pika e parë e Panadićit me Ferizajin

Foto: fcferizaj/fb

Pika e parë e Panadićit me Ferizajin


29 October, 2022 @19:03

Trajneri kroat i Ferizajit, pas tri humbjeve ka arritur të marrë pikën e parë me ekipin e tij në Superligë. Ferizaji ka barazuar si vendas ndaj Drenicës, derisa Andrej Panadić i është gëzuar pikës së parë në elitën e futbollit kosovar.

Gjithsesi, pika ka qenë vështirë e fituar, por e merituar në fund, pasi që pas epërsisë në pjesë të parë të Drenicës, Ferizaji ka barazuar vetëm falë insistimit të madh dhe atë 3 minuta para fundit të ndeshjes, përmes mbrojtësi Gentrit Halili për përfundimtaren, Ferizaji 1-1 Drenica [Gentrit Halili 87 — Agim Zeka 37].
0
Përndryshe Ferizaji vazhdon të mbetet i fundit në tabelë, por tash me 9 pikë në total pas barazimit të gjashtë të stinorit, ndërsa Drenica është në mesin e artë, me 17 pikë pas 14 dueleve të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga