JAVIER AGUIRRE SHEH RREZIKUN DHE LUAN ME MURIQIN

Pirati Muriqi shpëton dhe kualifikon Mallorcën
5 January, 2023 @8:21
Mallorcës nuk po i shkonte mirë, ndërsa ekipi jo standard i saj nuk po mund t’i bënte ballë mjaftueshëm Ponteverdas së ligës së tretë, për të bërë dallimin në përballjen e Kupës së Mbretit të Spanjës.
Javier Aguirre e pa rrezikun e eliminimit të hershëm nga gara dhe në minutën e 82 të ndeshjes futi në ndeshje Vedat Muriqin. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe shkoi në vazhdime, derisa Pontevedra e drejtuar nga Antonio Rivadulla mendonte të çonte edhe pak tutje duelin, ashtu që të befasojë ekipin ishullor në penallti.
E atëherë në skenë doli Vedat Muriqi, që së pari asistoi për Abdon Pratsin në minutën e 7 të vazhdimeve për 0-1, e më vonë shënoi edhe vetë për të mbyllë në mënyrë rutinore ndeshjen, Pontavedra 0-2 Mallorca [Prats 97, Muriqi 104].
Me Muriqin, Mallorca u kualifikua në të tetën e finales së Copa del Reyit spanjoll.