PAS VENDIMIT

“Plisat” reagojnë ndaj FFK-së, bojkotojnë ndeshjen
2 April, 2022 @13:08
Deri vonë mbrëmë nuk dihej se ku do të zhvillohej ndeshja Prishtina - Llapi. Derisa Prishtina angazhohej për të fituar të drejtën të luajë në terrenin ku ka luajtur gjithmonë, FFK-ja përmes një letre kishte njoftuar bardhekaltërit se ndeshja duhet të luhet diku tjetër, pasi që terreni në Fadil Vokrri nuk ishte në gjendje të mirë. Borozani.com
Mysafirët në këtë përballje, KF Llapi kishin postuar në rrjete sociale se nuk kishin stadium të konfirmuar nga nikoqiri!
E pasi që u bë e ditur se ndeshja do të luhet në Fadil Vokrri sot, kreu i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka treguar se bashkë me kryetarin e Komunës Përparim Rama kanë takuar zyrtarë të KF Prishtina dhe FFK-së për tu dakorduar që ndeshja Prishtina - Llapi të luhet në Fadil Vokrri.
Krejt ndryshe nga njoftimi i FFK-së, ku thuhet se KG ka vendosur që ndeshja të luhet aty!
Në anën tjetër FFK-ja ka lëshuar një njoftim Komisioni i Garave ka konstatuar sot se terreni është në gjendje të rregullt për tu zhvilluar ndeshja, që ka qenë edhe arsyeja pse FFK s’lejonte Prishtinën të luante aty.
“Komisioni i Garave dhe Komisioni për pranimin e fushave kanë inspektuar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. Me këtë rast u konstatua se fusha është në gjendje të mirë për zhvillimin e ndeshjes, andaj u vendos që ndeshja Prishtina – Llapi, të luhet sot në orën 14.00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. - shkruan te njoftimi i FFK-së ka dalë rreth një orë para fillimit të ndeshjes!
Në anën tjetër kanë reaguar edhe tifozëria e Prishtinës, Plisat. Derisa kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e ndeshjes, duke e bojkotuar atë.
Ata kanë lëshuar një njoftim në llogarinë e tyre në Facebook duke bërë të ditur se nuk janë mysafirë në shtëpinë e tyre!
Reagimi i Plisave
“NUK JEMI MYSAFIRË NË SHTËPINË TONË! Plisat bojkotojnë ndeshjen e sotme KF Prishtina - KF Llapi. Bojkotojmë vendimin arbitrar të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj klubit tonë të zemrës. Nuk marrim pjesë në ato inskenime ku Prishtina trajtohet mysafire në shtëpinë e saj. Prishtina nuk është lodër e mashë e askujt. Mjaft jemi lodhur duke u dënuar me problemet teknike të stadiumit. E kur gjithçka është në rregull me të, nuk arsyetohet tallja me Prishtinën. Klubit tonë të zemrës i dëshirojmë sot suksese, kështu duke dëshiruar fitore. FEDERATË, MOS MAJ INAT!.”