Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLONIA - KOSOVA

Polonia favorite, lehtë ndaj Kosovës

Foto: fiba.basketball

Polonia favorite, lehtë ndaj Kosovës


23 February, 2018 @20:33

Pas humbjeve në dy duelet e para nga Lituania e Hungaria, Kosova ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë eliminatore drejt Botërorit të Kinës.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte u mposht nga Polonia, në një takim me shumë pak histori, me polakët që dominuan takimin që nga fillimi e deri në fund.

Gjithçka filloi me një seri 13-0Polonisë dhe me Kosovën që pikët e para i shënoi pas 5 minutave lojë, e më pas pjesa tjetër e ndeshjes kaloi rrjedhshëm dhe pa probleme për Poloninë, e cila vetëm sa e shtonte epërsinë gjithnjë e më tepër. Në anën tjetër, te Kosova ra në sy një mbrojtje e papërqëndruar, gabime individuale dhe një numër shumë i vogël i kërcimeve në mbrojtje, faktor që iu mundësonte polakëve disa mundësi për shënim brenda një akcioni.

Për t’u përmendur është fakti që Kosova gjatë gjithë ndeshjes së sontme pati vetëm 10 asistime, numër ky që bindshëm mund të konsiderohet si shumë i vogël për një ndeshje të basketbollit dhe një tregues tjetër për mungesën e organizimit në fazën e sulmit. Gjithsesi, merita për lojën jo të mirë të Kosovës ka edhe kualiteti i madh te Polonia, kur dihet që kjo përfaqësuese është e 28-ta në Botë sa i përket basketbollit.

Pas 40 minutave lojë, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 90-62.

KUALIFIKIMET DREJT KINA 2019

Më i dalluari në këtë humbje të Kosovës sonte ishte Dardan Berisha me 23 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, ndërsa pikë dyshifrore përveç Dardanit sonte patën edhe Erjon Kastrati, Shawn Jones dhe Gëzim Morina, të tre nga 11. Te përfaqësuesja polake sonte u veçuan Gruszecki me 18 pikë, 4 asistime e 2 kërcime dhe Ponitka me 15 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.

Kjo humbje bën që Kosova të mbetet e fundit në Grupin C me 3 humbje pas 3 ndeshjeve, derisa Polonia pas 3 ndeshjeve ka 2 fitore e 1 humbje.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan si mysafire e Lituanisë pas 3 ditëve (26 shkurt), takim ky që gjithashtu parashihet të jetë mjaft i vështirë.


POLONIA - KOSOVA

Ç3: Rritet disavantazhi i Kosovës

Përfaqësuesja/Kina 2019

Ç3: Rritet disavantazhi i Kosovës

23/02/18 @ 20:09

POLONIA - KOSOVA

Pjesa e parë: Polonia thellon epërsinë

International/Kina 2019

Pjesa e parë: Polonia thellon epërsinë

23/02/18 @ 19:37

POLONIA - KOSOVA

Ç1: Kosova në disavantazh

Përfaqësuesja/Kina 2019

Ç1: Kosova në disavantazh

23/02/18 @ 19:19

POLONIA - KOSOVA

Publikohet pesëshja startuese e Kosovës

Përfaqësuesja/Kina 2019

Publikohet pesëshja startuese e Kosovës

23/02/18 @ 18:44

POLONIA - KOSOVA

Ku mund ta shihni ndeshjen Polonia - Kosova?

Përfaqësuesja/Kina 2019

Ku mund ta shihni ndeshjen Polonia - Kosova?

23/02/18 @ 15:56

SHAWN JONES

Më të mirën për fitoren e Kosovës

Përfaqësuesja/Kina 2019

Më të mirën për fitoren e Kosovës

23/02/18 @ 14:56

BRAD GREENBERG

Tentojmë befasinë

Përfaqësuesja/Kina 2019

Tentojmë befasinë

23/02/18 @ 12:51

REPREZENTACIONI

Kosova me ngritje të madhe në FIBA renditje

Përfaqësuesja/Kina 2019

Kosova me ngritje të madhe në FIBA renditje

19/09/19 @ 12:38

KINA 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

International/Kina 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

15/09/19 @ 19:22

FRANCA - AUSTRALIA

Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë

Kina 2019

Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë

15/09/19 @ 11:54

ARGJENTINA - FRANCA

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

Kina 2019

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

13/09/19 @ 16:15

SPANJA - AUSTRALIA

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

Kina 2019

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

13/09/19 @ 12:35

GJYSMËFINALET

Kur luhen gjysmëfinalet e Botërorit Kina 2019

Kina 2019

Kur luhen gjysmëfinalet e Botërorit Kina 2019

12/09/19 @ 23:09

SERBIA - SHBA

Erdhën si favorit, mbetën jashtë TOP 5-shes

Kina 2019

Erdhën si favorit, mbetën jashtë TOP 5-shes

12/09/19 @ 15:33

AUSTRALIA - ÇEKIA

Historike, “kengurët” në gjysmëfinale

Kina 2019

Historike, “kengurët” në gjysmëfinale

11/09/19 @ 16:42

SHBA - FRANCA

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale

Kina 2019

Përfundon dominimi i SHBA-së, Franca në gjysmëfinale

11/09/19 @ 15:07

KINA 2019

Gjysmëfinalistja e dytë, Spanja

Kina 2019

Gjysmëfinalistja e dytë, Spanja

10/09/19 @ 16:53


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019