PARTIZANI
Portieri i kombëtares, renovon me ekipin
16 June, 2015 @11:02
Portieri i ri i Partizanit, Alban Hoxha, ka renovuar kontratën me klubin e tij.
Ai ka nënshkruar kontratë të re 3 vjeçare me ekipin nga Tirana, që në këtë fazë do të luajë edhe në kualifikime për Europa League.
Përveç tij, Partizani ka renovuar edhe me sulmuesin serb, Stevan Racic.
Hoxha 27 vjeç ka marrë katër herë ftesë nga Gianni De Biasi gjatë kampanjës për EURO 2016.