Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TIRANA NË FRANKFURT

Portieri i Shqipërisë U21, transferohet te Eintracht Frankfurt

Foto: eintracht.de

Portieri i Shqipërisë U21, transferohet te Eintracht Frankfurt


13 December, 2022 @16:32

Skuadra e Eintracht Frankfurtit ka zyrtarizuar sot ardhjen e re në klub, që është portieri i Shqipërisë U21, Simon Simoni.

Gardiani 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027 me ekipin gjerman, që së fundi ka fituar Ligën e Evropës.

Eintracht në faqen zyrtare e ka quajtur transferimin e Simonit si investim në të ardhmen, ndërsa është skautuar intensivisht nga trajneri i portierëve të ekipit Jan Zimmermann.

“Simoni është njëri ndër portierët me talent më të madh për moshën që ka dhe me përvojë të madhe për moshën që ka. Ai është portier i guximshëm dhe ka potencial të lartë. Ne do të punojmë me të për ta mësuar për nivele tjera dhe ai do të absorbojë gjithçka që i duhet për të mësuar edhe më,” ka thënë Zimmermann për faqen zyrtare të klubit.

Përndryshe Simoni është i lindur në vitin 2004 në Lezhë, ndërsa është 192 centimetra i gjatë. Ai është transferuar nga ekipi i Kategorisë së Parë (liga e dytë) të Shqipërisë, Dinamo Tirana.

Sipas Tranfsermarkt, shuma e paguar për te nga Eintracht është 200 mijë euro. Simoni ka kaluar të gjitha ekipet zinxhir të kombëtares shqiptare, duke debutuar te Shqipëria U16, pastaj duke luajtur për U17, U18, U19, U20 dhe U21.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore