KONGO

Fotot: KFTrepça'89/ fb
Portieri i Trepçës’89 ftohet nga reprezentacioni!
21 September, 2022 @13:32
Në Superligë të Kosovës ka një grumbull lojtarësh të huaj, kryesisht nga shtetet afrikane dhe rajoni, por rrallë herë ndokush nga ata merr ftesë nga reprezentacioni i vendit prej nga vjen.
E tash Trepça’89 ka bërë të ditur se portieri i skuadrës mitrovicase Marly Prince, është ftuar nga reprezentacioni i Kongos.
Portieri 23-vjeçar është ftuar edhe më parë nga reprezentacioni, ndërsa zakonisht po qëndron si portier i tretë aty.