GJYQTARI
Portugezi ndan drejtësinë në Kosova-Islanda
20 March, 2017 @23:06
Referi portugez 37 vjeç, Artur Manuel Soares Dias, do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes së pestë kualifikuese të Kosovës në rrugëtim për Botërorin Rusia 2018.
Dias do të ndajë drejtësinë të premten kur takohen Kosova me Islandën, ndërsa ai do të ndihmohet edhe nga Rui Tavares dhe Paulo Soares. Refer i katërt është Joao Pineiro.
Dias ka përvojë të madhe në ndeshjet kualifikuese dhe të kupave europiane, por nuk i është besuar asnjëherë ndonjë ndeshje e rëndësisë së lartë.
Referi kryesor i kësaj ndeshjeje ka qenë në duelin kur Skënderbeu siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në Europa Ligë. Ai kishte përjashtuar me karton të kuq një lojtar të rivalit të Skënderbeut në atë ndeshje.