RAFET PREKAZI
Prekazi: “Rezultati ishte i padrejtë, djemtë meritojnë 10-she”
25 March, 2017 @18:25
Përzgjedhësi i përfaqësueses U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, është treguar mjaft i kënaqur me lojën e treguar në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Irlandës, por jo edhe me rezultatin.
Prekazi tha se rezultati ishte i padrejtë, pasi që Kosova luajti më mirë, ndërsa për angazhimin e lojtarëve tha se e mirituan notën 10.
“Sa i përket ndeshjes mendoj që rezultati ishte i padrejtë me atë që u zhvillua në fushë. Edhe pse jemi takuar për të parën herë dhe nuk kemi mundur të komponohemi, mirëpo djemtë e kanë tejkaluar këtë jashtëzakonisht mirë. Pjesa e parë ka qenë e barabartë me kundërshtarin, ndërsa në pjesën e dytë mendoj që djemtë tanë kanë dominuar lojën. Kemi bërë 2-3 shtylla. Fati na ka kthyer shpinën. Mendoj që i kemi humbur tri pikë vetëm për arsye të fatit. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me lojën e treguar nga djemtë në çdo aspekt. Pas ndeshjes edhe irlandezët dolën jashtëzakonisht të befasuar, por ne jo, sepse këtu ka brum në këtë reprezentacion. Rezultati ishte i padrejtë, por futbolli e ka kështu. Këta djem e meritojnë një 10-she nga stafi i reprezentacionit për angazhimin e treguar në fushë,” tha Prekazi.