Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Prezentohen Terrell dhe Snow

BOROZANI/Erdis Driza

Prezentohen Terrell dhe Snow


14 February, 2013 @15:12

Njëra prej skuadrave më të zhurmshme në ditën e fundit të afatit kalimtar ka qenë edhe Sigal Prishtina,.

Bardhekaltërit sot kanë prezentuar dy përforcimet e reja amerikane, qendrën Julian Terrell dhe fundorin Alvin Snow. Të njëjtën gjë prishtinasit e kishin bërë më parë edhe me përforcimin tjetër, amerikanin Akida McLain.

Në konferencën e shtypit që u mbajt rreth orës 13:00 në zyret e klubit të Sigal Prishtinës, brenda Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, përveç dy përforcimeve, prezent ishin edhe kryetari, Blerand Stavileci dhe zëdhënësi i klubit, Fatos Bajçinovci.

Me Terrell-in dhe Snow-in numri i të huajve në Sigal Prishtinë është kompletuar në tre. Qendra Terrell në vazhdim të kampionatit do ta vesh fanellën me numër 15, derisa Snow do ta ketë numrin 13.


 
Të gjitha lajmet nga