KOSOVA
Gliha publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit
Teksti: FFK
5 November, 2021 @17:43
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji. Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.
Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
LISTA E KOSOVËS:
Arianet Muric, Visar Bekaj, Samir Ujkani; Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Betim Fazliji, Mirlind Kryeziu, David Domgjini, Lirim Kastrati; Besar Halimi, Herolind Shala, Florian Loshaj, Toni Domgjoni, Valon Berisha, Blendi Idrizi; Lirim Kastrati, Bersant Celina, Zymer Bytyqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Astrit Selmani.