DRITA - PRISHTINA

Foto: FBK
Prishtina e nis sezonin si në stërvitje
14 September, 2021 @20:32
Skuadra e Prishtinës ka kaluar shumë lehtë kundërshtarin e parë të sezonit të ri në Superligë, Dritën.
Në cilësi të mysafirit në Pallatin e Rinisë, Prishtina pas startit të furishëm që e bëri në çerek të parë të ndeshjes 8-35 ka vazhduar me ndërrime të shumta dhe mundësi për secilin në ekip, për të fituar ndeshjen lehtë, duke e shtuar epërsinë në secilin dhjetë minutësh të ndeshjes, për përfundimtaren 56-124 [8-35, 20-28, 12-29 dhe 16-32].
Don Polloshka ishte më efikasi te Prishtina në hapje të stinorit me 27 pikë të shënuara, prej të cilave gjashtë treshe nga nëntë tentime.
Lejson Zeqiri gjithashtu arriti shifrën e 20 pikëve, duke regjistruar edhe 4 asistime, kurse Wendell Mitchell kreu lojën me 9 pikë të shënuara, pa asnjë treshe të qëlluar nga katër tentime dhe dhjetë asistime.
Te Drita më i dalluar ka qenë Arian Memeti, që ka shënuar 19 pikë.