DRITA - PRISHTINA
Sot fillon Superliga, Drita pret Prishtinën
14 September, 2021 @10:37
Pritjes i erdh fundi, Superliga e Kosovës në basketboll fillon sonte.
Xhiroja e parë do të hapet me ndeshjen Drita - Prishtina.
Prishtina në këtë ndeshje do të jetë pa lojtarin Arbër Berisha, i cili u lëndua në ndeshjen e Superkupës kundër Pejës dhe do të mungojë 5 deri 7 muaj.
Prishtina gjatë afatit kalimtar u forcua me lojtarët: Wendell Mitchell, Nicholas Tomsick, Arbër Berisha, Jani Palokaj, Lejson dhe Jetmir Zeqiri, derisa në krye të skuadrës u emërua trajneri Ante Nazor.
Ndeshja fillon sonte nga ora 19:00.